Trajtimet
Ortodonci
Mbajtësit që ruajnë pozicionin e dhëmbëve pas një trajtimi ortodontik.
Pas një trajtimi ortodontik, dhëmbët kanë prirjen të kthehen drejt pozicionit të mëparshëm. Retaineri është elementi që i mban në vend gjatë periudhës kur kocka dhe indet përreth stabilizohen.
Në klinikë vendoset retainer metalik. Nëse keni nevojë për një trajtim tjetër ortodontik, ejani në konsultë: shqyrtojmë rastin dhe ju themi qartë çfarë mund të bëhet këtu dhe çfarë kërkon një specialist tjetër.
Si zhvillohet
Konsulta
Shqyrtojmë pozicionin e dhëmbëve dhe trajtimin ortodontik që keni bërë.
Vendosja
Retaineri vendoset dhe kontrollohet që të mos pengojë kafshimin.
Kontrolli
Një takim kontrolli për të parë se si po qëndron dhe si po ndihet.
Mirëmbajtja
Udhëzime praktike për pastrimin rreth retainerit.
Lista e çmimeve
- Retainer metalik
- 25 €
Çmimet janë në euro. Plani përfundimtar i trajtimit dhe kostoja e tij përcaktohen pas ekzaminimit në klinikë.
Shiko çmimetTrajtimet
Trajtime të tjera
Të gjitha trajtimet kryhen në klinikë, nga kontrolli i rregullt te ndërhyrjet kirurgjikale.