Trajtimet
Estetikë dentare dhe zbardhim
Zbardhim, faseta dhe mbushje estetike, pas një kontrolli që konfirmon se dhëmbët janë të shëndetshëm.
Zbardhimi lehtëson ngjyrosjet e grumbulluara me kohë nga kafeja, çaji, duhani ose thjesht nga mosha. Një dhëmb i vetëm që është errësuar pas trajtimit të kanalit mund të zbardhet veçmas nga të tjerët.
Fasetat estetike janë shtresa të holla që vendosen mbi sipërfaqen e përparme të dhëmbit dhe ndryshojnë formën ose ngjyrën e tij. Trajtimet estetike kryhen vetëm pasi konfirmohet se dhëmbët dhe mishrat janë të shëndetshëm. Materialet artificiale si mbushjet dhe kurorat nuk e ndryshojnë ngjyrën, prandaj planifikimi bëhet paraprakisht.
Si zhvillohet
Kontrolli paraprak
Konfirmohet se dhëmbët dhe mishrat janë të shëndetshëm për trajtim estetik.
Pastrimi
Zakonisht paraprihet nga një pastrim, që trajtimi të veprojë në sipërfaqe të pastër.
Trajtimi
Zbardhimi kryhet me mishrat e mbrojtur, ose faseta punohet dhe fiksohet.
Ruajtja e rezultatit
Udhëzime për ushqimet dhe pijet në ditët e para pas trajtimit.
Lista e çmimeve
- Zbardhimi i dhëmbëve
- 120 €
- Zbardhimi i dhëmbit avital
- 40 €
- Faseta estetike (veneer)
- 200 €
- Mbushje estetike në front
- 40 €
- Vendosja e gurit dekorues
- 20 €
Çmimet janë në euro. Plani përfundimtar i trajtimit dhe kostoja e tij përcaktohen pas ekzaminimit në klinikë.
Shiko çmimetTrajtimet
Trajtime të tjera
Të gjitha trajtimet kryhen në klinikë, nga kontrolli i rregullt te ndërhyrjet kirurgjikale.